Më 3 dhe 4 qershor 2025, në Athinë, u zhvillua një takim dypalësh mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë (DPPI) dhe Organizatës Helenike të Pronësisë Industriale (OBI).
Takimi kishte për qëllim kryesor rritjen e cilësisë teknike të shërbimeve dhe shkëmbimin e përvojave për të arritur një përafrim më të madh me praktikat më efikase që zbatohen në rajon.
Diskutimet u përqendruan në aspekte praktike dhe me rëndësi të veçantë, si:
- Struktura e një patente dhe vlerësimi i vlefshmërisë së saj
- Procesi nga aplikimi deri te regjistrimi i patentës
- Funksionimi i sistemit të dizenjove industriale dhe kriteret për mbrojtjen e tyre
- Prezantimi i sistemit digjital për aplikimet si dhe për menaxhimin e të dhënave të patentave dhe markave tregtare
Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe harmonizimit të mëtejshëm në fushën e pronësisë industriale mes Shqipërisë dhe Greqisë.