Më 28 maj 2025, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u prezantua Raporti i Tranzicionit 2024–2025 i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me titullin “Navigating Industrial Policy”.
Në aktivitet morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, znj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH në Shqipëri, përfaqësues të ambasadave, aktorë të komunitetit të biznesit si dhe Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri (HBAA), e përfaqësuar nga Presidenti i saj, z. Denald George Tafani.
Zëvendësdrejtoresha dhe Kryeekonomistja e BERZH, znj. Zsóka Kóczán, prezantoi gjetjet kryesore të raportit dhe parashikimet ekonomike për rajonin. Ndër pikat kryesore të raportit përmenden:
- Ecuri pozitive e ekonomisë dhe ritëm i lartë reformash
- Rritje ekonomike prej 3.5% për vitin 2024 dhe parashikim prej 3.7% për vitin 2025
- Borxhi publik në nivelin më të ulët që prej vitit 2008 – 55.7% e PBB-së
- Përgatitje për anëtarësim në zonën SEPA
- €45.75 milionë nga BERZH për investime të gjelbra në rrjetin e OSHEE
- Financim prej €25 milionë për blerjen e Spar Albania nga Viva Fresh Kosovo
- investimet totale të BERZH në Shqipëri kapin vlerën e €2.2 miliardë në 162 projekte