Në Pallatin e Kongreseve, u zhvillua të mërkurën më 19 mars, Asambleja e Përgjithshme e rregullt e Shoqatës sonë.
Rendi i ditës përfshinte:
Raportin e aktiviteteve të Bordit Drejtues
Miratimin e Pasqyrës Financiare 2024
Prezantimin e Buxhetit Financiar 2025
Presidenti i Shoqatës bëri një përmbledhje të detajuar të aktiviteteve për vitin 2024 dhe prezantoi planin për vitin e ardhshëm.
Anëtarët patën mundësinë të diskutojnë çështje që prekin bizneset greke në Shqipëri. Çështjet ekonomike, lëvizjet strategjike dhe sfidat e mjedisit të biznesit ishin në qendër të vëmendjes, ndërsa shkëmbimi i ideve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis anëtarëve tanë.