Me sukses u përmbyllën punimet e Delphi Economic Forum X, me pjesëmarrjen e më shumë se 1.000 folësve nga 70 vende të botës, të cilët ishin të pranishëm për 4 ditë në qytetin historik Delfi, duke shënuar një dekadë si një pikë referimi e qëndrueshme në dialogun ndërkombëtar për ekonominë, shoqërinë dhe sfidat globale.
Me fokus ndryshimet e vazhdueshme dhe të shpejta, ku ekuilibrat gjeopolitikë po lëkunden dhe bota po rishpiket, edicioni i sivjetshëm jubilar mbante titullin “Realignments” – Riorientime.
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, e përfaqësuar nga Presidenti i saj z. Denald George Tafani, mori pjesë në mënyrë aktive për të tretin vit radhazi në Delphi Economic Forum.
Falenderimet tona të përzemërta për Themeluesin dhe Presidentin e Delphi Economic Forum, z. S. Tsomokos, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mundësinë për të marrë pjesë në një dialog kaq të rëndësishëm me jehonë ndërkombëtare. Shprehim gjithashtu urimet tona më të sinqerta për përvjetorin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit, për prezencën e tij të pandërprerë dhe të suksesshme.