Zyrat e Shoqatës sonë u mbushën me një atmosferë festive plot buzëqeshje dhe zëra fëmijësh! Fëmijët e vegjël të anëtarëve tanë morën përsipër të zbukurojnë pemën e Vitit të Ri, duke e mbushur me dashuri, imagjinatë dhe magjinë e festave. Ishte një moment i mrekullueshëm që na kujtoi vlerën e bashkëpunimit dhe gëzimin që sjellin festat. Falënderojmë “elfët” tanë të vegjël për ndihmën e tyre! Gëzuar festat të gjithëve!