Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri është anëtare e Këshillit Tatimor të Shqipërise.
Shoqata do përfaqësohet nga anëtari i saj, kompania EY Albania.
Këshilli Tatimor është forum teknik këshillimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe tatimpaguesve. Këshilli ka për qëllim diskutimin e problematikave dhe propozimin e masave, që do të bënin të mundur zbatimin e legjislacionit tatimor me një kosto më të ulët administrative për administratën tatimore dhe për tatimpaguesit.
Ky partneritet do të rrisë më tej përpjekjet tona për të promovuar interesat e biznesit dhe për të nxitur rritjen ekonomike në Shqipëri. Ne angazhohemi të punojmë së bashku për të avokuar për një mjedis më të favorshëm biznesi dhe për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë shqiptare.