Me datë 25.04.2024 u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me qëllim prezantimin e programit të veprimeve për periudhën 2024-2025.
Asamblenë e përgjithsme nderoi me praninë e tij, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, z. Blendi Gonxhja.
Në fjalën e tij, Presidenti i Shoqatës, z. Denald-George Tafani, falenderoi Ministrin, për prezencën dhe nderin që i bën Shoqatës për të marrë pjesë në Asamble. Presidenti në fjalën e tij theksoi:
- Zhvillimet pozitive në lidhje me përditësimet e markave globale të Moody’s dhe Standard & Poor’s
- Nxitja e investimeve të huaj direkt.
- Investimin cilësor I cili sigurohet nëpërmjet Kulturës.
- Inovacioni si qëllim i përbashkët për krijimin e bizneseve të reja të qëndrueshme
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhja në fjalën e tij iu referua sinergjisë mes reformave dhe planeve të Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe objektivave të Shoqatës, si:
- Nxitja e Investimeve të Huaja Direkte
- Zhvillimi i arsimit profesional
- Forrcimi i mundësive të punësimit
Në pjesën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme iu referua gjerësisht aktiviteteve të planifikuara për t’u kryer, si:
- Programet evropiane që mund të shfrytëzohen nga bizneset dhe përmes diskutimit dhe shkëmbimit të mendimeve, synimet e Shoqatës u vendosën bashkërisht.
- Bashkëpunimet, sinergjit reciproke të dobishme dhe qasja e re në marrëdhëniet me Autoritetet, organizatat, komitetet dhe dhomat e të dy vendeve, me synim lehtësimin e transaksioneve të ndërsjella financiare dhe tregtare.
Pjesa e fundit e rëndësishme e axhendës ishte prezantimi i rrjetit ESG nga z. Dritan Nako i kompanisë Antea Cement të grupit TITAN. Rrjeti ESG është një platformë e re që synon të lehtësojë integrimin gradual të praktikave për zbatimin e parimeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes së korporatave (ESG) në sektorin privat ndërsa Shqipëria ecën përpara me anëtarësimin e saj në BE.
Bordi Drejtues premtoi se Shoqata do të vazhdojë të zhvillohet, duke forcuar veprimin dhe potencialin e tij, duke ndërmarrë një sërë nismash të reja në periudhën e ardhshme.