Presidenti i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri Denald-George Tafani, është ftuar për të marrë pjesë për të dytin vit radhazi në edicionin e 9-të të Delphi Economic Forum, që do zhvillohet në qytetin historik të Delphi dhe do të mbahet nga e mërkura datë 10 deri të shtunën datë 13 prill 2024, nën kujdesin e Presidentes së Republikës së Greqisë znj. Katerina Sakellaropoulou.
Liderë nga e gjithë bota, Ministra, Kryeministra, drejtues të lartë të Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare, sipërmarrës të dalluar nga sektorë të ndryshëm, institucione të huaja të rëndësishme, përfaqësues të komunitetit akademik vendas dhe ndërkombëtar, vendimmarrës dhe vizionarë, do të hulumtojnë në kompleksitetet dhe në sfidat që do hasim, duke eksploruar zgjidhje dhe strategji novatore për t’i shtyrë shoqëritë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.
Forumi Ekonomik Delphi 2024 do diskutoi rreth pesë temave, secila prej të cilave përfaqëson një aspekt kritik të botës sonë në zhvillim, si:
- Gjeopolitikë
- Klima
- Ekonomi dhe financim i qëndrueshëm
- E ardhmja
- Shoqëria
Për më shumë informacion, vizitoni https://def-ix.delphiforum.gr/.