Edicioni i 6-të i Panairit Ndërkombëtar i Turizmit, që u zhvillua në Sheshin Italia në Tiranë më 5-6 Prill, u përmbyll me sukses dhe me një pjesëmarrje mbresëlënëse të agjensive turistike, të profesionistëve si dhe vizitorëve.
Panairi Ndërkombëtar u organizua nga kompania anëtare e Shoqates Expocity Albania me mbështetjen e:
– Ministris së Turizmit dhe Mjedisit,
– Ministris së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,
– Bashkis Tiranë,
– Albania Convention Bureau,
– Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri.
Qëllimi i Panairit të Turizmit ishte promovimi i Shqipërisë si një destinacion turistik 365-ditor, ku morrën pjesë jo vetëm kompani te lidhura ngushtë me turizmin por iu dha mundësia edhe Bashkive të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe të Malit të Zi të promovojnë potencialet e tyre tek vizitorët nga vëndet e ndryshme të rajonit, duke ofruar kështu një turizëm të qëndrueshëm përgjatë gjithë vitit.
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri si Partner Mbështetës i këtij edicioni vizitoi stendat e panairit, diksutoi me pjesëmarrësit për vizionin e tyre mbi turizmin, morri pjesë në ceremonin e hapjes si dhe në forumet e ndryshme që u mbajtën. Ceremoninë e çeljes të Panairit e hapi znj. Aulona Hoxha, Drejtore Ekzekutive e Expocity, ndërsa fjalimet përshëndetëse u mbajtën nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës znj. Mirela Kumbaro dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj.