Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri si anëtar i Këshillit të Investimeve në Shqipëri, e përfaqësuar nga Presidenti z. Denald George Tafani mori pjesë ne mbledhjen nën kryesimin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja.
Anëtarët e Këshillit të Investimeve u mblodhën për të diskutuar mbi sfidat e sektorit privat lidhur me menaxhimin fiskal, inovacionin dhe produktivitetin. Një diskutim i bazuar në prova, falë një analize paraprake të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve, për t’i dhënë përparësi ndërhyrjeve për zgjidhje efektive.