Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, e përfaqesuar nga Drejtoresha Ekzekutive Znj. Erifili Berberi, morri pjesë në tryez pune të organizuar nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, mbi temën e Integritetit si edhe masat që parashikohohen të ndërmerren në kuadër të luftës kundër korrupsionit.
Gjatë diskutimit Ministrija znj. Adea Pirdeni përmendi pesë shtyllat që janë ne fokus më luftën kundër korrupsionit dhe propozoi krijimin të një ekipi të përbashkët që do të mblidhet periodikisht për të ndjekur me rigorozitet të gjitha zotimet në kuadër të rritjes së integritetit në sektorin publik dhe privat.