Presidenti i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, Z. Denald George Tafani, në kuadër të një udhëtimi pune në Selanik, u takua me Zv/ Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Selanikut, z. Emmanouil Vlachogiannis, në zyrat e Dhomës në Selanik.
Të dy palët diskutuan perspektivat dhe bashkëpunimin midis dy institucioneve, në dobi të komunitetit të biznesit si:
- Bashkëpunim dhe pjesëmarrje në Programet Europiane.
- Promovimin dhe mbështetjen e bizneseve greke anëtarë të Dhomës që janë të interesuar të operojnë në Shqipëri.
- Sinergji me qëllim të zhvillimit dypalësh të biznesit.
Një takim i rëndësishëm për bizneset dhe ekonominë e dy vendeve.