Themeluesi i kompanisë anëtare të Shoqatës Egna Law Firm, Navridis & Associates, z. Efthymis Navridis, organizoi me sukses 17th BALKAN GATHERING me temën: “FINDING COMMON GROUND”, i cili kontribuoi në promovimin e paqes dhe respektit në rajon.
Me prezencën e Kryetarit të Bashkisë së Selanikut, ish-Ministrit të Punëve të Jashtme z. Evangelos Venizelos, Ministrit të Shtetit z. Makis Voridis, Ambasadorit të Nderit z. Alexandros Mallias, si dhe Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës z. Theodoros Rousopoulos, u mbyllen diskutumet e konferencës.
Nga Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri mori pjesë Presidenti z. Denald George Tafani, i cili së bashku me shumë personalitete të rëndësishme diskutuan për paqen, respektin, drejtësinë, zhvillimin dhe sfidat në rajon.
Falënderojmë z. Efthymis Navridis për ftesën!