Me sukses u përmbyll Match-Maker Albania 2025, i cili u zhvillua në Tiranë, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për lidhjen e NVM-ve shqiptare me partnerë ndërkombëtarë.
Ky aktivitet u organizua nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve nën kujdesin e Ministrisë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me synimin për të forcuar bashkëpunimin biznesor, për të nxitur investimet dhe për të zhvilluar mundësitë eksportuese në sektorët kryesorë:
- Ushqime & Pije
- Bimë Medicinale & Aromatike
- Përpunimi i Metaleve & Drurit
- Real Estate
- Turizëm
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, përmes anëtarëve të saj, pati një pjesëmarrje aktive, duke kontribuar në suksesin e aktivitetit.