“Dita e Karrierës Heleno-Shqiptare” u mbajt me shumë sukses më 29 maj 2023, e organizuar nga Fakulteti i Gjuheve te Huaja në bashkëpunim me Greece in Albania-Greqia në Shqipëri në Tiranë dhe mbështetjen e Hellenic Business Association of Albaniai, në kuadër të Javës të Kulturës Greke. Dita e Karrierës u mbajt në një sallë të Fakultetit me synimin për të lidhur studentët dhe maturantët e universitetit me tregun e punës dhe kontaktin dhe njohjen e tyre me drejtuesit e bizneseve dhe punëdhënësit e ardhshëm të mundshëm.
Çelja e ditës së karrierës u dha nga Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës, znj Sofia Deligiorgi, ndërsa nderuan me prezencen e tyre Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, znj Konstantina Kamitsi dhe Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, znj Bora Muzhaqi, të cila iu drejtuan nga nje fjale përshendetëse kompanive dhe studentëve. Fjalimet mbylli Kryetari i Shoqates së Biznesit Grek në Shqipëri, z. Denald George Tafani, i cili falënderoi Ambasadoren dhe Ministren për prezencën e tyre, ndërsa theksoi se tashmë sfida më e madhe për kompanitë është gjetja e stafit të specializuar dhe organizimi i këtij eventi ishte një takim i rëndësishëm i studentëve dhe të diplomuarve me kompanit dhe veproi si një urë lidhëse midis botës akademike dhe botës së tregut.Së fundi, z. Tafani bëri të ditur se Shoqata nëpërmjet një programi Intership do t’u japë mundësinë studentëve të kryejnë një praktikë gjashtëmujore pranë zyrave te shoqatës, me perspektivë dhe mundësi punësimi në një kompani anëtare.
Më pas, përfaqësuesit e biznesit patën mundësinë të prezantojnë nevojat të biznesit të tyre per personel dhe të eksplorojnë perspektivat për bashkëpunim në të ardhmen me studentët, qoftë në kuadër të praktikës së tyre, ose të punësimit të tyre.
Kompanitë që morën pjesë në Ditën e Karrierës janë:
- Alumil Albania
- Agna Group
- Jumbo Albania
- Intermedica
- Neptun Albania
- Delloite
- SIGAL UNIQA
- Fibank Albania
- Info Vest SHPK
- Credins Bank
- AHT HEATing – Balkans
“Dita e Karrierës Heleno-Shqiptare” përfundoi me përshtypjet më të mira për pjesëmarrësit!