Me sukses të madh u realizua SAFETY GALA ALBANIA, mbledhja më e madhe e profesionistëve të shëndetit dhe të sigurisë në vend, e dedikuar për përmirësimin e standardeve të shëndetit dhe sigurisë në punë dhe kulturës së sigurisë në biznes dhe shoqërisë në përgjithësi.
Eventi u organizua nga kompania anëtare ENGINEERING & RISK MANAGEMENT CONSULTANTS – ERMC dhe ofroi një mundësi të shkëlqyer për profesionistët e shëndetit dhe sigurisë për t’u rrjetëzuar, për të shkëmbyer praktikat më të mira, përvoja dhe ide.
Nderuan me prezencen e tyre ne event Ambasadorja e Greqisë ne Tirana znj Konstantina Kamitsi, Zv. Ministri i Energjise z. Ilir Bejtja dhe Drejtori i Drejtorise së
Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor z. Blendi Gonxhja.