Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri organizoi Summer Cocktail Reception tek Lift Rooftop Bar, tashmë një ngjarje traditë për Shoqatën.
Një mbrëmje e mbushur me gëzim, kreativitet dhe një atmosferë verore, ku të ftuarit tanë nga kompanitë anëtare të Shoqatës, përfaqësues të qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, dhomat dhe shoqatat, institucionet publike, miqtë dhe bashkëpunëtorët patën mundësinë të shijonin bisedat dhe të njiheshin me njëri-tjetrin, në ambjentet e rooftop bar-it të mrekullueshëm.
Mbrëmja nisi me një fjalim të ngrohtë dhe mikpritës nga Presidenti i Shoqatës, z. Denald George Tafani, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre ndaj Shoqatës. Nga ana e Bordit Drejtues, shprehu gëzimin për numrin e madh të pranishmëve, duke transmetuar një mesazh të qartë se Shoqata tashmë luan një rol të rëndësishëm për komunitetin e bizneseve greke.
Më pas, vazhduan fjalimet nga Zv. Ambasadori i Greqisë, z. Thanasis Astrakas, dhe Zv. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Endrit Yzeiraj, të cilët shprehen mbështetjen e tyre ndaj Shoqatës dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në sipërmarrjen greko-shqiptare.
Faleminderit veçanërisht të gjithëve që ishin të pranishëm dhe na nderuan me pjesëmarrjen e tyre!