Me një sukses të jashtëzakonshëm u realizua më 6 korrik eventi “Takimet Muzikore të Dy Botëve” në Parkun Arkeologjik të Apollonisë!
Nën kujdesin e Ambasadës së Greqisë në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Francës, organizatën kulturore ARGJIRO dhe mbështetjen e Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri, artistët Nikolaos Xanthoulis, Sofia Karakouta dhe Evangelia Kopsalidou i ofruan publikut një mbrëmje të mahnitshme me muzikën e tyre. Τingujt e lirës së lashtë të Olimpit së bashku me copëzat historie nga thellësia e shekujve transportuan publikun në një botë ku legjendat marrin jetë.
Vizitorët patën gjithashtu mundësinë të dëgjonin podcastet gjatë gjithë ditës të autorës Elsa Demo, të frymëzuar nga mitet e Greqisë Antike.
Në emër të Shoqatës ngjarjen e ndoqën Presidenti z. Denald George Tafani dhe Drejtoresha Ekzekutive znj. Erifili Berberi.
Ju falënderojmë për këtë përvojë të paharrueshme!