Në kuadër të një udhëtimi pune në Athinë në datat 24 & 25 Korrik, u zhvillua një takim mes Presidentit të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri Denald-George Tafani dhe Drejtoreshës Ekzekutive znj. Erifilli Berberi, në zyrat e Dhomës Profesionale të Athinës me Nënkryetarin e saj z. Nikos Grentzelos dhe anëtari i Bordit Drejtues dhe President të “Komisionit Greko-Shqiptar”, z. Kristaq Kontouri.
Gjatë diskutimit:
- Të dy palët informuan për rolin dhe veprimet e dy institucioneve
- Levruan menyra bashkëpunimi përmes eventeve të përbashkëta, dhe
- shkëmbyen mendime mbi sipërmarrjen në Greqi dhe Shqipëri,në mënyrë që të kontribuojnë në promovimin dhe mbështetjen e mëtejshme të kompanive anëtare.
Në të njejten ditë zhvilluan takim pranë zyrave të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Pireut, me anëtarët e Bordit Drejtues të institucionit.
Presidenti i shoqatës z. Tafani falënderoi për pritjen e ngrohtë ndërsa në të njëjtën kohë shkëmbyen mendime dhe informacione për klimën e biznesit dhe sfidat e tregjeve të dy vendeve.