Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri mori pjesë në tryezë diskutimi mbi nismën e Qeverisë për reduktimin e burrokracisë.
Takimi u zhvillua tek Pallati i Kongreseve, në prani të Kryeministrit z. Edi Rama ku së bashku me Ministren për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, znj. Delina Ibrahimaj dhe përfaqesëuesve të dhomave / shoqatave të biznesit diskutuan mbi nismën e re të qeverisë për përmirësimin e shërbimeve administrative dhe reduktimin e burrokracisë me qëllim rritjen e efikasitetit.