Shoqata nderon kujtimin e të ndjerit, Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit, i cili ia kushtoi jetën e tij ringritjes dhe rilindjes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri, duke lënë pas një trashëgimi të paçmuar shpirtërore dhe humanitare.
Me lajmin e Fjetjes me Zotin të Kryepeshkopit, Bordi Drejtues i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri u mblodh sot, më 25 janar 2025, në mbledhje të jashtëzakonshme dhe
VENDOSI:
1. Të shprehë ngushëllimet e sinqerta të Shoqatës ndaj Kryepeshkopatës së Shenjtë të Shqipërisë.
2. Të shtyjë pritjen e planifikuar tradicionale të Vitit të Ri.
3. Të dhurojë shumën prej 1.000 euro për jetimoren e Kishes Autoqefale të Shqipërisë.
4. Të dërgojë një kurorë me lule në kujtim të Fortlumturisë së Tij.
5. Të marrë pjesë i gjithë Bordi Drejtues në ceremoninë e varrimit.
6. Të publikojë një njoftim në rrjetet sociale dhe në shtyp.
Kujtimi i tij qoftë i përjetshëm! 

Bordi Drejtues
Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri