Për 25 vitet e ardhshme, i jepet me koncesion kompanisë GEK TERNA autostrada më të madhe në Greqi, “Atiki Odos”, me një gjatësi totale prej 70 km, pasi Grupi fitoi në tenderin përkatës ndërkombëtar të Fondi për shfrytëzimin e pronës private të shtetit, duke ofruar çmimin më të lartë, në shumën në 3.27 miliardë euro. Marrja me koncesionit të “Atiki Odos” shënon një zhvillim të jashtëzakonshem, me përfitime të shumta për Grupin dhe aksionerët e tij. Me shtimin të “Atiki Odos” në portofolin e tij, Grupi GEK TERNA është tashmë dominuesi i rrugëve në greqi pasi menaxhon dhe ndërton gjithsej pesë qendra. Kjo sjell si rezultat që nga vjeshta e 2024 GEK TERNA do të menaxhojë autostrada me një gjatësi prej 1600 km dhe një buxhet total të vlerësuar prej më shumë se 7.6 miliardë euro.
GEK TERNA është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit dhe numri 1 i projekteve të prapambetura që ka ndërmarrë si për llogari të shtetit ashtu edhe për individë. Grupi pretendon të marr projekte të rëndësishme infrastrukturore, siç janë gjashtë kontratat të Hekurudhes Greke për ndërlidhjen e porteve tregtare me rrjetin hekurudhor dhe koncesionin e ri të aksit rrugor te pjesës veriore të Kretës (Hani-Heraklion), ndersa duke përfituar nga kuadri i fundit legjislativ, dorezoi, si lider i bashkimit te kompanive (GEK TERNA -Ellaktor-AVAX) (me përqindje 36%), propozimin e parë Standard që përfshin seksione të reja të rrjetit rrugor të Atikës.