Të premten me datë 15/09 u bë inagurimi i Maternitetit të rinovuar të Krujës, sponsorizuar nga kompania greke Antea Cement, e grupit TITAN.
Antea Cement – një anëtar i dalluar i Shoqarës tonë- është një nga investimet më të mëdha në vend me standardet më të larta të aplikuara në Shqipëri. Duke zbatuar iniciativën për rinovimin e maternitetit në Krujë, ajo kontribuoi ndjeshëm në qëndrueshmërinë e komunitetit lokal.
Shoqata u përfaqësua nga Drejtoresha Ekzekutive znj. Erifili Berberi.