Pritja tradicionale e prerjes së Vasilopitës të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri u zhvillua në një atmosferë festive, ditën e Enjte, datë 8 Shkurt 2024, në sallën e mbushur plot në Hotel Plaza në Tiranë, në prani të anëtarëve të saj, biznesmenë, autoriteteve dhe institucioneve shtetërore. Pritjen nderuan me praninë e tyre Ambasadorja e Greqisë në Tiranë znj. Konstantina Kamitsi, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Delina Ibrahimaj, Zv/ Ministri i Financave z. Endrit Yzeiraj, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Jonida Halili si dhe përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë znj. Milva Ekonomi dhe znj Edona Bilali.
Fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i Shoqatës, Z. Denald George Tafani, dhe më pas u dëgjuan fjalimet përshendetëse nga Ambasadorja znj. Kamitsi dhe Ministrja znj. Ibrahimaj.
Vasilopita u bekua nga i Mitropoliti i Tiranës, Hirësi Nathanaeli dhe më pas eventi vijoi shoqëruar me muzikë live.
Kësaj mbrëmje të bukur i parapriu Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës, e cila miratoi në kuorum të plotë buxhetin për vitin 2024.