Me praninë e anëtarëve tanë dhe të ftuarve të nderuar, të martën, më 11 shkurt, u zhvillua pritja e Vitit të Ri Vasilopita Day nga Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri. Personalitete të shquara nga sektori ekonomik, i biznesit, i diplomacisë dhe i politikës ishin të pranishëm, duke përcjellë një mesazh optimizmi dhe perspektive për vitin aktual.
Presidenti i Shoqatës, z. Denald Tafani, në fjalën e tij, theksoi arritjet dhe sukseset e rëndësishme të Shoqatës gjatë vitit 2024, duke nënvizuar praninë e saj dinamike në skenën ekonomike. Siç theksoi ai:
“Viti 2024 ishte një vit i mbushur me sfida, por edhe me suksese.
🔷 Anëtarësimi jonë në Këshillin e Investimeve dhe në Këshillin e Tatimeve të Shqipërisë, të kryesuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministri i Financave, përbën një moment historik, duke dëshmuar rolin e përforcuar të Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri dhe të komunitetit grek të biznesit në zhvillimet ekonomike të vendit.
🔷 Regjistrimi i anëtarëve të rinj gjatë vitit të kaluar u shoqërua gjithashtu me zgjerimin gjeografik të Shoqatës, me praninë e saj tashmë edhe në qytetin e Korçës.
Viti 2025 parashikohet të jetë premtues, me mundësi të reja, por edhe me përgjegjësi. Shoqata jonë do të vazhdojë të jetë e pranishme me vendosmëri, duke mbrojtur interesat dhe vlerat e anëtarëve tanë dhe duke forcuar marrëdhëniet dypalëshe të biznesit.
Më pas, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, znj. Konstantina Kamitsi, gjatë fjalimit të saj përshëndetës, fillimisht iu referua ndarjes nga jeta të Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas, një Udhëheqës dhe Reformator i ndritur, që i shërbeu Ortodoksisë dhe bashkëjetesës paqësore të popujve me përkushtim dhe qëndrueshmëri. Gjithashtu vlerësoi rëndësinë e pranisë së biznesit grek, kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe faktin se rruga evropiane e Shqipërisë, të cilën Greqia e mbështet fuqishëm, përbën një mundësi historike për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona ekonomike, në kuadër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Përgëzoi Shoqatën e Biznesit Grek në Shqipëri dhe personalisht Presidentin, z. Tafani, për punën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ofron për anëtarët e saj, duke theksuar se roli i Shoqatës është thelbësor për forcimin e pranisë së bizneseve greke në vend dhe për krijimin e një klime të favorshme biznesi.
Në vijim, Bordi Drejtues dhe znj. Ambasadore prenë Kekun e Vitit të Ri, duke shprehur urimet për një vit të ri të suksesshëm dhe plot arritje!